Parlamenti britanik rrëzon për herë të dytë marrëveshjen e “Brexit”-it

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 21:11 | Bota
Parlamenti britanik rrëzon për herë të dytë

Vetëm 17 ditë përpara shkëputjes së pritshme të Britanisë nga Bashkimi Europian, ligjvënësit kanë refuzuar për të dytën herë kryeministres Theresa May për “Brexit”-in.

391 ligjvënës në Dhomën e Komunëve votuan kundër, ndërsa 242 vota ishin pro, duke refuzuar planin e Theresa May-t. Në një situatë të panjohur, Britania tashmë rrezikon nga një kaos ekonomik.

May tha se qeveria e saj, të mërkurën, do të dërgojë një mocion në parlament në mënyrë që ligjvënësit të vendosin nëse do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars pa një marrëveshje. “Nëse kjo dështon atëherë duhet të vendoset nëse do të ketë shtyrje të Brexit-it”, deklaroi May.

Gjatë së martës, Brukseli u dakordësua për ndryshime ligjërisht të detyrueshme në bisedimet e zhvilluara në Strasburg. Juncker paralajmëroi se nëse ujdia do të refuzohej sërish nuk do të kishte një shans të tretë. “Në politikë ndonjëherë të jepet një mundësi e dytë. Ka shumë rëndësi se si do ta shfrytëzoni pasi nuk do të ketë shans të tretë. Nuk do të ketë interpretime apo siguri të tjera”, paralajmëroi Juncker. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos