Progres për Brexit, Brukseli i jep garanci Londrës, sot votimi në Parlament

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 11:35 | Bota
Progres për Brexit, Brukseli i jep garanci Londrës, sot votimi në

Ligjvënësit britanikë votojnë sot për marrëveshjen e Theresa May për Brexit, pasi Brukseli u dakordësua për ndryshime ligjërisht të detyrueshme në bisedimet e zhvilluara në Strasburg.

Kryeministrja tha se ndryshimet nënkuptonin se mekanizmi frenues për Irlandën e Veriut, që parandalon kthimin e kufijve të fortë, nuk mund të jetë i përhershëm. Në një konferencë për shtyp më presidentin e komisionit evropian Claude Juncker, May tha se e kishte përmbushur kërkesën e ligjvënësve britanikë. Por për laburistët bisedimit kishin dështuar.

 “Deputetët e bënë të qartë se ndryshime ligjore ishin të nevojshme për mekanizmin frenues për Irlandën e veriut. Sot ne i siguruam këto ndryshime. Tani është koha të bëhemi bashkë dhe të mbështesim marrëveshjen e përmirësuar të Brexit”, deklaroi May.

Duke folur krah Theresa May në Strasburg, Juncker paralajmëroi se nëse ujdia do të refuzohej sërish nuk do të kishte një shans të tretë.

”Në politikë ndonjëherë të jepet një mundësi e dytë. Ka shumë rëndësi se si do ta shfrytëzoni pasi nuk do të ketë shans të tretë. Nuk do të ketë interpretime apo siguri të tjera”, paralajmëroi Juncker. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos