Parlamenti bullgar voton kryeministrin e ri

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 08:34 | Bota
Parlamenti bullgar voton kryeministrin e ri

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit të ri të vendit.

Partia e drejtuar nga Petkovin “Ne vazhdojmë ndryshimin”, arriti marrëveshje koalicioni me 3 parti të tjera, duke siguruar numrat e nevojshëm në parlament.

Kështu, 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkovit, ndërkaq 104 vota ishin kundër.

“Ne vazhdojmë ndryshimin” fitoi në zgjedhjet e mbajtura në nëntor, por dështoi që të siguronte shumicën. Kjo parti, më 10 dhjetor arriti marrëveshje koalicioni me Partinë Socialiste, me partinë “Ka një popull të tillë” dhe me “Demokratët e Bullgarisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos