Tërmet 7.6 Rihter në Indonezi, alarm për tsunami

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 07:38 | Bota
Tërmet 7.6 Rihter në Indonezi, alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 7.6 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në brigjet e Indonezisë.

Sipas të dhënave shkencore, ai u ndje në orën 04:20 dhe epiqendra ndodhej në një thellësi prej 15 km në detin Flores, 100 km larg zonave të banuara.

Për momentin, nuk ka të dhëna për dëme në persona apo prona, por autoritetet vendase kanë lëshuar një alarm për tsunami të mundshëm duke i kërkuar banorëve të marrin masat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos