Partitë, dy javë fushatë për zgjedhjet në Kukës, 1 shtator afati për regjistrimin

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 15:19 | Politikë
Partitë, dy javë fushatë për zgjedhjet në Kukës, 1

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për të caktuar 24 shtatorin për zgjedhjet në Kukës futi në punë KQZ, e cila miratoi afatet për zhvillimin e këtij procesi. 1 shtator është dita e fundit për partitë politike për t’u regjistruar për zgjedhjet e pjesshme ndërsa pesë ditë më vonë skadon afati për koalicionet.

Për organizimin e këtyre zgjedhje Komisioni Qendror ka rreth 40 ditë kohë, ndërsa partitë politike do të kenë në dispozicion dy javë për të zhvilluar fushatën elektorale për këtë bashki. Koha në dispozicion duket e pakët, por vëmendje të veçantë pritet të kenë kandidatët në garë. Socialistët, ndonëse ende jo zyrtarisht, do të fusin në garë prefektin e qarkut, Albert Halilaj, ndërsa opozita prite jetë sërish e përçarë me dy kandidatë në garë, një të Berishës e një të Bashës.

Edhe në këtë proces elektoral KQZ kërkon nga institucionet vendore në Bashkinë e Kukësit por edhe ato qendrore në Tiranë të raportojnë veprimtaritë e tyre publike.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/14/gare-treshe-ne-kukes-rama-berisha-e-basha-ende-pa-kandidate-zyrtare-per-zevendesuesin-e-gjicit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos