
Partizani e mbylli në një barazim fazën përgatitore në Slloveni. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e fundit përballë kampioneve slloven të Mariborit.
Dueli nisi më mirë për kryeqytetasit që provuan të rrezikonin disa herë, mirëpo golin e avantazhin e gjetën vetëm në minutën e 34 me anë të Engjëll Hotit.
Një festë që nuk zgjati për shumë gjatë sepse vendasit vendosën ekuilibrat me fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 50-të, Maribori gjeti golin e barazimit me anë të Brniç. Edhe në pjesën e mbetur të lojës dy skuadrat krijuan raste pafund, por pa finalizimin e duhur.
Ky ishte edhe testi i fundit miqësor për skuadrën e Dritan Mehmetit përgjatë përgatitjeve në Slloveni. Në 3 takime miqësore, të kuqtë regjistruan një fitore, si dhe dy barazime.
Partizani luan e turin e parë të Conference League me gjeorgjianët e Saburtalos më 7 korrik në transfertë dhe një javë më vonë kryeqytetasit i presin në stadiumin kombëtar në Tiranë. (A2 Televizion)