
Partizani dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1, e vlefshme për javën e 21 të Kategorisë Superiore.
Shkodranët kaluan të parët në avantazh në minutën e 11 të takimit falë një penalltie të shndërruar në gol nga Latifi.
Vllaznia e mbylli pjesën e parë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hakajt, gjë që ndikoi dhe në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Partizani shtoi sulmet në pjesën e dytë dhe arriti të gjente golin në minutën 66 me Carën. Ndonëse të kuqtë e kërkuan dhe disa herë të tjera portën e kundërshtarëve, bilbili i kryesorit i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes me nga 1 pikë. (A2 Televizion)