Myrto Uzuni e ka nisur nga stoli ndeshjen e tretë të tij në La Liga, teksa Granada luan ndaj Villarreal. Megjithatë, ai u aktivizua pas vetëm 13 minutash lojë kur Gonalons u dëmtua dhe në lojë u aktivizua shqiptari.
Kanë mjaftuar vetëm 16 minuta dhe Uzuni bëhet protagonist. Ai ndërhyn brenda zonës ndaj një prej kundërshtarëve dhe arbitri shkakton menjëherë penallti, ndërsa shqiptarin e ndëshkon me kartonin e kuq.
Megjithatë, pasi e pa rastin me VAR, arbitri ndryshoi vendim dhe e ndëshkoi Uzunin vetëm me karton të verdhë. Ndërkohë, Villarreal kaloi në avantazh me këtë penallti. (A2 Televizion)