Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, Laçi merr kryesimin

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 14:51 | Futboll

Partizani ka fituar 2-1 derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë Superiore.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja kaloi në avantazh në minutën 29, pasi Belica shënoi me kokë gjatë zhvillimeve të një goditjeje këndi.

10 minuta më vonë, Hoxhallari barazoi rezultatin me një goditje dënimi spektakolare.

https://www.instagram.com/p/CMXJy83nXKa/?igshid=ujgjyzccm340

Në pjesën e dytë, ishte Bardhi ai që i dha fitoren Partizanit, me golin e shënuar në minutën e 59.

Ndërkohë, Laçi fitoi në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-2, me Mazrekajn dhe Shehun që shënuan në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Laçi përfiton nga humbja e djeshme e Vllaznisë dhe merr vendin e parë të renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos