
Partizani ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 ndeshjen e parë përballë gjeorgjianëve të Saburtalos, e vlefshme për eliminatoret e Conference League.
“Të kuqtë” iu falën një goli të Carës në fillim të pjesës së dytë të takimit, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm për kualifikimin në raundin e dytë të këtij kompeticioni.
Ndeshja foli për kryeqytetasit, të cilët ishin të vendosur të dilnin me një rezultat të mirë nga Gjeorgjia.
Pjesa e dytë e takimit nisi me një vonesë të shkurtër, për shkak të një problemi me furnizimin me energji që pati në stadiumin gjeorgjian. (A2 Televizion)