Partizani i jep mundësi për “arratisje” Tiranës, pikë shprese për Kukësin

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 15:10 | Futboll
Partizani i jep mundësi për “arratisje” Tiranës,

Partizani ka bërë një tjetër hap të gabuar në Kategorinë Superiore pasi është mundur këtë të premte në transfertë nga Kukësi.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Taipi në minutën e 22-të të pjesës së parë. Skuadra e Partizanit tentoi të reagonte, të paktën për të gjetur golin e barazimit, por rastet për shënim ishin të pakta.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të premteje, Egnatia triumfoi në transfertë 2-3 ndaj Bylisit në Ballsh me 5 golat e realizuar në pjesën e dytë.

Partizani ka mbetur tashmë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Tirana ka mundësi ta çojë diferencën në 6 pikë me vendin e dytë nëse do të fitojë sfidën e së shtunës ndaj Teutës. Me 3 pikët e marra ndaj Partizanit, Kukësi ka shkuar në kuotën e 28 pikëve në vendin e tetë në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos