
Edhe pse ishte duke kaluar një moment të mirë në kampionat, përballë Partizanit, Kastrioti ka rezistuar vetëm një pjesë loje.
“Të kuqtë” morën fitoren e radhës në kampionat duke mposhtur krutanët me rezultatin e pastër 2-0. Telushi dhe Bardhi ishin autorët e dy golave për Partizanin, të cilët u shënuan menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.
Me këtë fitore, Partizani marshon drejt titullit me një diferencë prej 8 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë, i cili do të përballet ditën e diel ndaj Tiranës. (A2 Televizion)