Partizani ngec në Korçë, Teuta merr kryesimin e kampionatit

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 21:40 | Futboll
Partizani ngec në Korçë, Teuta merr kryesimin e kampionatit

Partizani humbi vendin e parë të renditjes pasditen e sotme, pasi barazoi 1-1 në transfertë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që Teuta fitoi 4-0 ndaj Bylisit në Durrës dhe u kthye në kryesimin e Kategorisë Superiore.

Të kuqtë kaluan në avantazh me Stenio Junior, në fund të pjesës së parë. Por, në minutën e 56 vendasit barazuan me anë të Mensah.

Ky rezultat e vështirëson objektivin e titullit kampion për Partizanin, që në mesjavë do të luajë derbin ndaj Tiranës. Më pas do të përballet me Teutën, Vllazninë dhe Bylisin.

Ndërkohë, Teuta përfitoi duke mposhtur thellë Bylisin dhe aktualisht e sheh veten në vend të parë, me 59 pikë, një më shumë sesa Partizani dhe 3 më shumë sesa Laçi. 4 ndeshjet e fundit të durrsakëve, që kanë vetë në dorë fatin e titullit kampion, janë kundër Kastriotit, Partizanit, Laçit dhe Apolonisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos