
Të martën, në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti i Champions League.
Partizani është njohur me kundërshtarin që do të ketë përballë në raundin e parë. Bëhet fjalë për Bate Borisov, ekipin kampion të Bjellorusisë.
Ndërkohë, Ballkani do të luajë kundër skuadrës së Ludogorets (Bullgari), ndërsa Struga do të ketë rival në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgirisit. (A2 Televizion)