Real Madrid “tundohet” nga ylli aziatik

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 15:18 | Futboll

Është padyshim lojtari më i fortë aziatik që ka parë ndonjëherë futbolli profesionist.  Dhe tashmë mund të shkoj edhe në ekipin më të madh. Sipas mediave koreano-jugore, Son Heung-min mund të jetë një objektiv konkret i Real Madridit.

“Los Blancos” nuk  e kanë “tretur” asnjëherë ikjen e Cristiano Ronaldos, dhe një mesfushor sulmues si koreani, që ketë sezon ka shënuar deri më tani 15 gola me Tottenham, mund ta zëvendësojë disi portugezin në sytë e tifozëve, dhe sigurisht edhe të sponsorëve.

Son Heung-min është ylli i Tottenham në këtë sezon, ku vetëm në Premier ka shënuar 13 gola

Son është një nga personazhet aziatike më të njohura në atë kontinent, jo vetëm në botën  e sportit, mbërritja e tij në Spanjë mund të zgjeronte edhe më shumë tifozët e Realit në atë kontinent. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos