“Partneriteti i Kinës me Rusinë ka limite”

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 20:52 | Bota
“Partneriteti i Kinës me Rusinë ka limite”

Partneriteti i Kinës dhe Rusinë ka limite, pavarësisht retorikës që nënkupton të kundërtën.” Kështu është shprehur shefi i politikës së Jashtme për BE-në, Josep Borrell ndërsa shtoi se Europa duhet të mirëpresë çdo përpjekje të Pekinit për të distancuar veten nga lufta e Moskës në Ukrainë.

Deklaratat e Borrell vijnë pas takimit të presidentit rus Vladimir Putindhe atij kinez Xi Jinping në Moskë. Dy liderët kanë shpallur një partneritet pa limite në shkurt të vitit 2022, vetëm disa ditë para nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, Borrell u shpreh se ndërsa Kina ka krijuar marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe diplomatike me Rusinë, nuk ka krijuar aleancë ushtarake me Moskën dhe nuk e ka ndihmuar këtë të fundit me armë.

Kjo miqësi e pakufishme mesa duket i paska disa limite,” u tha ai gazetarëve në Bruksel.

“Për ne, Kina nuk ka kaluar asnjë vijë të kuqe.”

Borrell shtoi se së shpejti do të vizitojë Kinën, edhe pse data e udhëtimit mbetet ende e pavendosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos