Pas 25 vitesh, Britney Spears "braktiset" nga menaxheri

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 20:33 | Showbiz

Menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph ka dhënë dorëheqjen, pas 25 vitesh. Përmes një letre drejtuar babait të këngëtares, Rudolph tha se dyshja nuk kishin folur për dy vjet e gjysmë dhe se Britney kishte shprehur qëllimin për t'u tërhequr zyrtarisht nga karriera muzikore.

"Si menaxher i saj, unë besoj se është në interesin më të mirë të Britney-it që unë të heq dorë nga ekipi, pasi shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme", u shpreh ai.

Rudolph ka menaxhuar Spears që në moshën 15-vjeçare dhe ka qenë krah saj për pjesën më të madhe të karrierës së yllit të popit. Ai e mbylli letrën duke theksuar se ishte tepër krenar për atë që arritën gjatë 25 viteve së bashku.

"Unë i uroj Britneyt gjithë shëndetin dhe lumturinë e botës, dhe do të jem pranë saj nëse ajo ka nevojë për mua përsëri, ashtu siç kam qenë gjithmonë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos