All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

I shpëtoi 7 herë vdekjes dhe më pas fitoi lotarinë, njihuni me njeriun më me fat në botë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 13:28 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Shumë njerëz lindin me fat, ose të paktën kanë fat gjatë një pjese të madhe të jetës së tyre. Nga ana tjetër, ka raste që duket se personi është i mallkuar nga fati i keq që e shoqëron. Rasti i Frane Selak është për studim, pasi ky burrë ka shmangur vdekjen plot shtatë herë dhe më pas ka fituar lotarinë në moshën 74-vjeçare.

Kroati, i cili ka lindur në vitin 1929, kuptoi që ishte me fat kur në vitin 1962, vagoni i trenit në të cilin ndodhej ra në një lumë, duke vrarë të 17 pasagjerët brenda, përveç tij.

All - Paragraf - 3

Një vit më pas, dera e avionit me të cilin po udhëtonte u shkëput. Frane ra, por për fatin e tij të mirë në një mullar kashte. 19 udhëtarët e tjerë nuk e patën këtë fat, duke humbur jetën kur avioni u rrëzua disa kilometra më larg.

Tre vjet më vonë, në vitin 1966, i mbijetoi një aksidenti të rëndë me autobus, me mjetin që humbi kontrollin dhe ra nga ura. 4 viktima nga ky aksident, ndërsa Selak shpëtoi duke dalë në breg të lumit me not.

Pas 4 vitesh “pushim”, Frane mbijetoi në një tjetër aksident, kësaj radhe me makinën personale, që mori flakë papritur. Kroati doli shpejt nga makina, që pas 30 sekondash shpërtheu.

All - Paragraf - 6

Tre vjet më vonë, motori i makinës së re që bleu, shpërtheu kur ai po punonte me të. Rezultati, vetëm djegie te flokët dhe asnjë dëmtim i rëndë në kokë.

Në vitin 1995, Frane u përplas nga një autobus teksa po kalonte rrugën, por çuditërisht pati vetëm lëndime të lehta.

Një vit më vonë, në vitin 1996, ai i shpëtoi një përplasjeje të shumëfishtë me një kamion të Kombeve të Bashkuara, duke u hedhur nga automjeti në një greminë, por i shpëtuar nga degët e një peme.

All - Paragraf - 9

Historisë së Frane Salek, e denjë për një film hollivudian, i mungonte “qershia mbi tortë”. Dhe ajo erdhi në vitin 2003, vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij të 74, kur fitoi 800 000 euro në lotari. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos