
Fatmirësisht pas kronikës dhe apelit në A2 CNN, 80-vjeçari Çelnik Çela nuk jeton më në stallë, por në një ambient me kushte bashkëkohore, shërbim social dhe mjekësor.
Një fondacion që ka një qendër rezidenciale për pensionistët pasi u njoh me rastin ka bërë strehimin e të moshuarit në rezidencë.
Në qendër i moshuari i është nënshtruar dhe kontrolleve mjekësore dhe stafi shprehet se gjendja e tij do të përmirësohet.
Një sensibilizim ka mjaftuar që njerëzit dhe institucionet qofshin publike apo private të reagonin ndaj situatës ku ndodhej i moshuari, duke i ofruar një jetë më dinjitoze.
Urojmë që raste të tjera që nuk janë të pakta të marrin të njëjtën zgjidhje, sidomos për moshën e tretë që mund të jenë të braktisur dhe të pamundur edhe për nevojat më bazike të jetës. (A2 Televizion)