
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është vënë në pranga pasditen e kësaj të shtune me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Arrestimi i tij ka ardhur pas publikimit të një video-skandali seksual nga zyra e tij me një shtetase.
Mësohet se Gjici është vënë në pranga në një lokal pranë banesës së tij në Tiranë, ndërsa po me urdhër të SPAK është vënë nën akuzë edhe vajza në video, Alma K., për të cilën është kërkuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, e akuzuar për “korrupsion aktiv”.
Ne videon e bërë publike vetëm një javë më parë, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma K, dhe pas aktit flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit. (A2 Televizion)