Dalin pamjet e grabitjes së Exchange-it në “Astir”, autori i drejton armën punonjëses

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 13:08 | Kronikë

Policia e Tiranë ka publikuar pamjet e grabitjes së ndodhur pak pas orë 08:00 të mëngjesit të sotëm në një pikë të këmbimit valutor në zonën e “Astirit”, në kryeqytet.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet grabitësi me kostum sportiv, kapele dhe maskë kirurgjikale që hyn brenda ambienteve dhe kërcënon me armë zjarri dy punonjëset e Exchange-it.

Duke mbajtur armën dorën e djathtë, me dorën tjetër ai tërheq me forcë njërën prej punonjësve dhe e detyron që të hapë kasën duke marrë më pas prej aty një shumë të hollash.

Pasi arrin qëllimin grabitësi del i pashqetësuar nga pika e këmbimit valutor dhe sipas njoftimit të uniformave blu është larguar nga vendngjarja me biçikletë.

Policia e Tiranës sakaq i bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe për secilin që jep informacion mbi autorin jep një shpërblim prej 5000 euro.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/24/grabitet-ne-kercenimin-e-armes-pika-e-kembimit-valutor-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos