Aksident i rëndë në Kavajë, 29-vjeçari përplas një person me biçikletë, vdes në vend

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 16:46 | Kronikë
Aksident i rëndë në Kavajë, 29-vjeçari përplas

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kavajë gjatë ditës së sotme, ku një automjet me drejtues një 29-vjeçar, ka përplasur një të moshuar.

Sipas policisë, i moshuari ka ndërruar jetë në vend pas aksidentit, ndërkohë që 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

“Policia bën me dije se rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç. Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti”.   (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Kavajës

A2 CNN Livestream

Latest Videos