All - Paragraf - 1
Shteti i Guajara në Indinë perëndimore është goditur nga cikloni “Tauktae”, i cili raportohet të jetë më të fuqishmit në rajon që prej vitit 1998.
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë u evakuuan, për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kjo stuhi ka sjellë me vete.
All - Paragraf - 3
Shërbimi meteorologjik parashikon se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim dhe për këtë arsye iu bën thirrje banorëve të marrin masa dhe të largohen nga zonat e rrezikuara.
Moti i keq vjen në një kohë kur India është goditur keq nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar një kolapsim të sistemit shëndetësor. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2


