Pas divorcit me Kim Kardashian, Kaney West kërkon të ndryshojë emrin

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 13:49 | Showbiz

Reperi Kanye West ka hapur një çështje ligjore për të ndryshuar zyrtarisht emrin në Ye. Ai citon “arsye personale” në dokumentet e dorëzuara në një gjykatë të Los Anxhelos.

Kjo vjen gati tre vite pasi ylli I muzikës, stilisti dhe ish kandidati presidencial njoftoi synimin për ndryshimin e emrit, pasi publikoi dhe albumin e titulluar Ye.

44-vjeçari thotë se emri i ri ka një domethënie të rëndësishme fetare për të. Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, reperi kërkon që të mos ketë emër të mesëm dhe mbiemër, por vetëm të njihet si Ye.

Ai pritet që të publikojë albumin e radhës, të quajtur Donda, si mamaja e tij, por data është shtyrë disa herë. 44-vjeçari është aktualisht në një proces divorci nga Kim Kardashian, teksa synon të garojë për president në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos