Rihanna shijon pushimet e para si miliardere dhe ofron poza të nxehta

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 11:34 | Showbiz

Rihanna po shijon pushimet e para këtë verë si miliardere ku shfaqet për ndjekësit e saj në Instagram në një pishinë. Riri freskohet dhe tregon format marramendëse, nën një fustan të kuq të ngushtë që nuk i lë shumë vend imagjinatës. Sigurisht, për një grua biznesi si ajo, çdo postim vlen. Fotografitë janë në fakt pjesë e fushatës promovuese të markës së saj Savage X Fenty.

Në maj, këngëtarja dhe sipërmarrësja hynë në klubin prestigjioz të miliarderëve falë linjës së saj të kozmetikës Fendi X Beauty. Me një vlerë neto të vlerësuar prej 1.7 miliardë dollarësh, Riri e ka vendosur veten si muzikantja femër më e pasur në botë dhe gruaja e dytë më e pasur, pas Oprah Winfrey. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos