Beyonce ka bërë historinë e modës si gruaja e parë me ngjyrë që mban diamantin ikonik të Tiffany me 128.54 karat.
Fituesja e Grammy vendosi bizhuterinë mahnitëse, e cila përmban një nga diamantet më të mëdhenj të verdhë në botë, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z bëhen fytyrat e fushatës së re të Tiffany & Co "Për dashurinë".
"Dashuria është diamanti që stolitë dhe arti dekorojnë," tha çifti në një deklaratë për shtyp të hënën.
Diamanti Tiffany u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut në 1877. Që atëherë ai është mbajtur nga Mary Whitehouse, gruaja e diplomatit amerikan Edwin Sheldon Whitehouse, ikona e Hollivudit Audrey Hepburn dhe këngëtarja Lady Gaga.
Është hera e parë që diamanti është paraqitur në një fushatë reklamuese, tha Tiffany's në njoftimin për shtyp.
Këngëtarja ndau disa nga imazhet mbresëlënëse në faqen e saj në Instagram.
“Beyoncé dhe Jay-Z janë mishërimi i historisë së dashurisë moderne. Si një markë që gjithmonë i qëndron dashurisë, forcës dhe vetë-shprehjes, ne nuk mund të mos mendonim për një çift më ikonik që përfaqëson më mirë vlerat e Tiffany. Ne jemi të nderuar që kemi Carters si pjesë e familjes Tiffany", tha Alexandre Arnault, nënkryetar ekzekutiv i produktit dhe komunikimit.
Fushata "Për dashurinë", e xhiruar nga Mason Poole, do të nisë globalisht më 2 shtator. Si pjesë e partneritetit, Beyoncé dhe Jay-Z kanë filmuar gjithashtu një video reklamë e cila do të shfaqë interpretimin e Beyoncé-s të "Moon River", kënga e famshme nga filmi i vitit 1961 "Breakfast At Tiffany's".
Tiffany & Co tha se do të dhurojë 2 milionë dollarë për programe bursash dhe praktike për Historically Black Colleges and Universities (HBCUs). Këto janë institucione të arsimit të lartë në SHBA që u krijuan para Aktit për të Drejtat Civile të vitit 1964 që kishin për qëllim t'i shërbenin komunitetit afro-amerikan. (A2 Televizion)
Tiffany & Co. Introduces The "ABOUT LOVE" Campaign Starring Beyoncé And Jay-Z