Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Muzikanti ka qenë pjesë e grupit të famshëm që nga viti 1963.
Watts vdiq në një spital të Londrës, për shkaqe që nuk janë bërë të ditura.
Së bashku me Mick Jagger dhe Keith Richards, Charlie Watts ka qenë pjesë e grupit në çdo album që ka publikuar Rolling Stones. (A2 Televizion)