Pas hovit në pandemi, tkurren ndjeshëm shërbimet postare

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 17:02 | Sociale
Pas hovit në pandemi, tkurren ndjeshëm shërbimet postare

Shqiptarët po dërgojnë e marrin më pak mallra me anë të postave. Ndonëse në nivele më të lara se periudha e para pandemisë, numri i shërbimeve postare të kryera në tre muajt e parë të vitit ka rënë me gati 400 mijë. Tkurrja konfirmohet edhe nga aktorë të tregut të shitjeve online.

Dekurajimi i blerësve të zhgënjyer është edhe arsyeja kryesore. Këtë proces, mashtrimin e klientëve nga faqe informale në internet, duket se nuk po e parandalojnë as ndryshimet ligjore të fundvitit të shkuar.

Nga të dhënat e raportuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektrike dhe Postare, rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me rreth 79,9%, ndjekur nga shërbimi ekspres me 13,6% dhe shërbimi jouniversal 6,5%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos