Provimi i biologjisë, pedagogu gjen gabimin

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 16:58 | Sociale
Provimi i biologjisë, pedagogu gjen gabimin

Bindja e ministres së Arsimit se teza e provimit të biologjisë nuk kishte asnjë gabim shkencor, sipas pedagogut Gentjan Hyka, nuk qëndron.

https://a2news.com/2022/06/27/ministrja-e-arsimit-reagon-per-testin-e-biologjise-nuk-ka-asnje-gabim/

Për shembull, në pyetjen 33a të provimit, i cili qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale sapo gjimnazistët hynë brenda në klasa, pedagogu i biologjisë thotë se ka një hartim të gabuar të pyetjes. 

“Provimi ishte i hartuar me pyetje jokorrekte, për shembull, u kërkohej maturantëve të shpjegonin dy fazat e ciklit kardiak të zemrës. Në fakt, cikli kardiak ka tri faza, 2 sistola dhe një diastole”, thekson pedagogu. 

Dega e biologjisë u shërben në provimet me zgjedhje më së shumti maturantëve që do të ndjekin degët e mjekësisë. Sipas pedagogut Hyka, sistemi i rekrutimit të studentëve ende nuk ka një formulë të saktë: “Kur bien notat në provime, bie dhe steka e universiteteve, se ka universitete që kërkojnë kufij note, ka që nuk e kërkojnë. Ka disa shkaqe që sistemi i rekrutimit dështon”. 

Degën e biologjisë e zgjodhën 5 975 maturantë, nga të cilët 59 morën notën maksimale 10, ndërsa 125 prej tyre mbetën. Në rang kombëtar, nota mesatare në këtë lëndë ishte 7,7. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos