Vdesin 9 futbollistë në aksidentin tragjik në Guine, mes tyre edhe vëllai i yllit të Liverpool

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 15:20 | Futboll

Të paktën 9 futbollistë janë konfirmuar të vdekur dhe 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti tragjik të një autobusi të ndodhur në Guine.

Futbollistët ishin pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë në këtë shtet, Etoile de Guinee. Aksidenti ndodhi në qytetin Mamoou.

Skuadra ishte duke udhëtuar me autobus për të zhvilluar ndeshjen e parë në kampionat, në qytetin Krankan, ndërsa detajet nga aksidenti janë të paqarta.

“AS” shkruan se në këtë aksident është mes viktimave edhe Almamy Keita, vëllai i mesfushorit të Liverpool, Naby Keita. Ndërkohë, Daily Mail shkruan se Almamy është kushëriri i futbollistit të Liverpool. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos