
Premier Liga angleze ka hequr shtrëngimin e duarve përpara ndeshjeve mes skuadrave dhe arbitrave.
“Koronavirusi përhapet nëpërmjet sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të përcillet menjëherë nëpërmjet duarve”, lexohet në komunikimin e Ligës angleze që i druhet përhapjes së mundshme.
Në kampionatin italian, që është ndër më të predispozuarit ndaj epidemisë, klubet po shmangin kontaktet me publikun si në rastin e Veronas që ka anuluar konferencën përpara ndeshjes së fundjavës.
Sampdoria i ka ndaluar rreptësisht skuadrës, fotot dhe autografët me tifozët në ambientet stërvitore. Të njëjtën kërkesë ka pasur edhe klubi i Spal për futbollistët. (A2 Televizion)