
Sot Britania e Madhe ka përjetuar ditën e saj më të errët deri më tani për sa i përket krizës së pandemisë globale të koronavirusit. Ishulli regjistroi ditën me numrin më të madh të vdekjeve, 181, që përbën 1/3 e të gjithë viktimave deri më tani.
Ndërkohë, të prekurit nga COVID-19 në Britani janë pothuajse 15 mijë, dhe mes tyre u shtuan sot dy nga emrat më të njohur të vendit, kryeministri Boris Johnson dhe një orë më vonë, Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock. Ky i fundit deklaroi gjithsesi se ka simptoma të lehta dhe do të punojë aktivisht edhe nga shtëpia.
Të dy politikanët janë takuar disa herë në mbledhjet e kabinetit javën e kaluar dhe frika është se virusi mund të ketë infektuar edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që në një moment krize të tillë do të duhet të shkonin në karantinë. (A2 Televizion)