Pas “Kurbanit” të Ramës edhe Lulzim Basha boton librin e tij të parë

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 11:02 | Politikë
Pas “Kurbanit” të Ramës edhe Lulzim Basha boton librin e

Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar librin e tij të parë të titulluar “Misioni im”.

Në reagimin zyrtar, Partia Demokratike njofton se, “për këtë libër ka interesim shumë të madh dhe brenda tij shpaloset plani se si mund ta ndryshojmë Shqipërinë, për një të ardhme më të mirë, për afrimin në BE, për ringjalljen e ekonomisë, për shpëtimin e sistemit tonë shëndetësor”.

Kryedemokrati Basha duket se ka ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama, i cili pasi humbi Bashkinë e Tiranë, publikoi librin “Kurbani”.

Në pasthënien në fund të librit të Bashës shkruhet mes të tjerash se është një ftesë e kreut të opozitës për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër si dhe sjell një qasje personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimin e opozitarizmit gjatë drejtimit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos