Pas letrës së Metës, KED i përcjell Presidencës raportin e arsyetuar të kandidatëve

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 16:35 | Politikë
Pas letrës së Metës, KED i përcjell Presidencës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u njoh të enjten me letrën e dërguar nga Presidenti i Republikës, në lidhje me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli vendosi t’i përcjellë Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe shqyrtuar, që përmban dosja e kandidimit të secilit prej 4 kandidatëve të listuar nga KED për plotësimin e vakancës së shpallur nga Presidenti në 4 mars 2019. KED sqaroi se gatishmërinë për dërgimit të raportit të arsyetuar për renditjen e kandidatëve për vakancën ia ka bërë me dije institucionit të presidencës në 8 tetor 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos