Pushuesi nga Kosova gjen vdekjen në Tale

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 20:00 | Aktualitet
Pushuesi nga Kosova gjen vdekjen në Tale

Një 47-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhin e Tales, në Lezhë.

Policia raporton se sapo ka hyrë në det, pushuesi kosovar nuk është ndjerë mirë dhe është marrë me autoambulancë për t’u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës.

Për fat të keq, ai ka humbur jetën rrugës për në spital.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë, në Shëngjin u shpëtua nga mbytja një tjetër pushues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos