Pas Palokës dhe Leskajt, Kuvendi pezullon dhe Gazmend Bardhin

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 13:30 | Politikë
Pas Palokës dhe Leskajt, Kuvendi pezullon dhe Gazmend Bardhin

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë me 5 ditë nga punimet e Kuvendit deputetin demokrat, lidhur me situatën e krijuar gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore.

Në njoftimin e Kuvendit, shkruhet se deputeti Bardhi përdori gjuhë joparlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar pajisjet audio në sallë.

Disa ditë më parë, e njëjta sekretari pezulloi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, pas përplasjes që ata patën me kryeministrin Edi Rama, gjatë seancës së kaluar të Parlamentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos