Landfilli i Sharrës në administrim nga shteti! Baçi: Bashkitë e qarkut të Tiranës debitore, rrezikohet kaos në menaxhimin e mbetjeve

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 13:04 | Aktualitet
Landfilli i Sharrës në administrim nga shteti! Baçi:

Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, landfilli i mbetjeve në Sharrë është marrë në administrim nga shteti. Kjo me qëllim që të vijojë puna për menaxhimin e mbetjeve të qarkut të Tiranës. Administratori shtetëror Arjan Baçi, në një dalje për mediat, bëri me dije prej 3 muajsh, disa Bashki, mes tyre edhe ajo e kryeqytetit, nuk kanë paguar për depozitimin e mbetjeve.

“Ka një vendim të GJKKO, që ka bërë sekuestron preventive të shoqërisë që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës, Integrated Energy, GJKKO ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret agjencia e menaxhimit të pasurive të konfiskuara dhe administrator jam përzgjedhur unë. Kam dalë për të thënë që puna po vazhdon normalisht, po shikohen detyrimet e prapambetura që kompanitë ka te kjo shoqëri, që të bëhet i mundur vazhdimi i ecurisë, për trajnimin e mbeturinave në qarkun e Tiranës, Bashkitë janë debitorë, për 3 muaj nuk kanë shlyer detyrimet, kemi filluar kontaktimin që të zbatojnë kontratën, mes tyre edhe Bashkia e Tiranës, e Vorës, e Kavajës”, bëri me dije Baçi.

Ai tha se nëse këto Bashki, nuk do të paguajnë paratë dhe do të refuzojnë që të respektojnë kontratën, rrezikohet të krijohet një kaos në menaxhimin e mbeturinave. Vetëm në Tiranë gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë dhe bashkia paguan 29 euro për rreth 1ton mbetje.

“Ka një kontratë që duhet të zbatohet, moszbatimi do të sillte një kaos në menaxhimin e mbetjeve urbane të qarkut të Tiranës”, shtoi ai.

Sa i përket Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të shpallur në kërkim, Baçi sqaroi se ato nuk kanë më asnjë të drejtë në menaxhimin e kompanisë.

“Asgjë nuk ka nga bashkëpunëtore në kërkim, menaxhimi bëhet nga ne llogaritë bankare, QKB të gjitha janë në administrim të agjencisë”, përfundoi Baçi.

Pak javë më parë, Prokuroria e Posaçme ka vënë nën sekuestro inceneratorin e Tiranës. Në një njoftim për shtyp, SPAK bëri të ditur se nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të kompanisë e cila ka përfituar koncesionin me vlerë mbi 128 milionë euro. Mërtiri dhe Zoto nëpërmjet kompanive fiktive kanë falsifikuar fatura tatimore me vlerë mbi 4 milionë euro për të justifikuar ndërtimin e inceneratorit, e ndërsa për këtë aferë në kërkim është edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/24/arben-ahmetaj-shpallet-ne-kerkim-nderkombetar/
https://a2news.com/2023/08/01/spak-sekuestron-inceneratorin-e-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos