Vakancat në KLP, prokurorët plotësojnë sot vendet e Canit dhe të Dollapajt

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 10:36 | Aktualitet
Vakancat në KLP, prokurorët plotësojnë sot vendet e Canit

Ka nisur mëngjesin e së enjtes mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj.

Vakancat u krijuan pas shkarkimit nga Vetting-u të Besnik Canit dhe Arben Dollapaj. 5 prokurorët në garë janë sot përballë zgjedhjes që do të duhet të bëjnë 273 prokurorë në total.

Që të nisë procesi, jo më pak se gjysma e tyre, duhet të konfirmojnë prezencën. Për shkak të situatës nga Covid-19 po bëhet regjistrimi pjesë-pjesë i tyre dhe pasi të verifikohet kuorumi do të vazhdohet me procesin e votimit, i cili gjithashtu duhet të zhvillohet me faza.

Pritet gjatë ditës edhe fjala e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Olsian Çela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos