Përgjimet e Antimafies, Çela: Prokurorët janë të pavarur, kanë të drejtë të nisin hetime kryesisht

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 14:28 | Aktualitet
Përgjimet e Antimafies, Çela: Prokurorët janë të

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk komentoi drejtpërdrejt çështjen e përgjimeve të Antimafies italiane, ku disa pjesëtarë të ‘Ndragheta-s diskutonin edhe për Shqipërinë.

“Nuk kam informacion për këtë që po pyesni, por keni humbur shansin të pyesnin 270 prokurorë të pavarur, të cilëve ligji i ri u mundëson të nisin hetimet, kryesisht, për çdo fakt penal për të cilët vihen në dijeni. Prokurori i Përgjithshëm ka marrë masat që garantojnë prokurorët të veprojnë në pavarësi të plotë”, tha Çela.

KLP garanton karrierën e prokurorëve, tha prokurori i Përgjithshëm. “Por ata duhet të ndërtojnë një marrëdhënie të transparencës dhe llogaridhënies, jo vetëm të tyre ndaj institucioneve, por edhe të institucioneve ndaj vetë prokurorëve. Do të vlerësoja shumë nëse prokurorët do të organizoheshin vetë dhe do të kërkonin nga institucionet që të ishin transparentë, të plotësonin standardet dhe të kishte një lloj qasje proaktive të vazhdueshme, kështu duhet të funksionojnë institucionet”.

Çela foli pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj. Vakancat u krijuan pas shkarkimit nga vetingu të Besnik Canit dhe Arben Dollapajt. 5 prokurorët në garë janë përballë zgjedhjes që do të bëjnë 273 prokurorë në total. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos