Uji nuk ndalet në Shkodër, Peleshi “përplaset” me Ademin për situatën

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 14:47 | Aktualitet
Uji nuk ndalet në Shkodër, Peleshi “përplaset” me

Situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës vijon të mbetet problematike sa i takon përmbytjeve. Mëngjesin e kësaj të enjteje, pranë fshatit Shirq, është çarë argjinatura e lumit Buna duke bërë që ujërat të vërshojnë drejt fushave dhe banesave të këtij fshati.

Brenda pak orësh u rrethuan nga uji rreth 40 banesa. Në vend, shkuan fillimisht drejtuesit lokal të Bashkisë dhe Prefekturës së Shkodrës, për të parë nga afër situatën dhe për marrjen e masave për riparimin sa më shpejtë të argjinaturës.

Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për zonën e Nënshkodrës. Ndërsa për Prefekten e Qarkut të Shkodrës, situata është nën kontroll.

Në fshatin Shirq, mbërriti edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ashtu sikurse ka ndodhur edhe më parë, nevoja për bashkëpunim mes institucioneve qendrore dhe lokale në fund kthehet në një debat me akuza të ndërsjella të karakterit politik.

Ndërkohë, në zonën e Nënshkodrës janë mijëra hektarë tokë bujqësore nën ujë, qindra banesa të rrethuara nga uji, ka mungesë ushqimesh për bagëti dhe gjënë e gjallë dhe natyrisht shume dëme në të mbjella bujqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos