Pas socialistëve, në rrugët e Tiranës festojnë socialdemokratët

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 20:56 | Aktualitet

Një ditë pasi kryeministri Rama shpalli fitoren në zgjedhje në rrugët e kryeqytetit, një tjetër festë është regjistruar të mërkurën në Tiranë.

Kësaj herë janë mbështetësit e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit që kanë pushtuar rrugët me makina dhe flamuj për të festuar rezultatin e arritur më 25 prill.

Partia Socialdemokrate arriti të merrte 3 mandate në këto zgjedhje, 2 në Shkodër dhe një në Tiranë, duke u renditur në vend të katërt pas LSI. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos