Pas takimit me Dukën, Ceferin: S’duam ndërhyrje nga asnjë palë tjetër, mora garanci nga kryeministri

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 20:09 | Futboll
Pas takimit me Dukën, Ceferin: S’duam ndërhyrje nga asnjë

Pas takimit me Dukën, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka dhënë një deklaratë të parapërgatitur më herët, e cila u shpërnda nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ai thekson se për zgjedhjet në FSHF do të mbërrijë një ekip nga UEFA për të garantuar që nuk do të ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit.

https://a2news.com/2022/02/03/presidenti-i-uefa-nga-rama-te-duka-kater-oret-e-ceferin-ne-tirane/

“Së pari, UEFA nuk ndërhyn në zgjedhje, por ne duam zgjedhje të ndershme, nuk duam asnjë ndërhyrje nga ndonjë palë tjetër. Takova kryeministrin sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën që kishim lexuar në media. Jam i kënaqur që me kryeministrin ishim dakord që futbolli duhet të vendosë për futbollin. UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të dërgojë njerëzit e saj këtu për të kontrolluar korrektësinë e zgjedhjeve dhe sigurisht, që të mos ketë asnjë ndërhyje nga asnjë palë jashtë futbollit.

Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Gjërat duhet të jenë të qeta, ne jemi gati të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë dhe nuk dua të hyj në deklaratat që vijnë nga aktorë lokalë.

Pasi lexuam artikujt ne ishim le të themi pak të shqetësuar për finalen e Ligës së Konferencës por pasi fola me presidentin e federatës dhe kryeministrin, ramë dakord me kryeministrin që nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk do të ndërhyjë, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë gjithashtu. Nëse gjërat janë kështu dhe unë absolutisht kam besim te kryeministri, atëherë zhvillimi i finales këtu është i sigurt. Dhe po e presim me padurim pasi është finalja e parë e Ligës së Konferencës në histori”, tha presidenti i UEFA-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos