Kupa e Afrikës, Mane çon Senegalin në finale

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 08:51 | Futboll
Kupa e Afrikës, Mane çon Senegalin në finale

Senegali është finalisti i parë i Kupës së Afrikës. Në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua të mërkurën, Senegali mposhti Burkina Fason me rezultatin 3-1.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë të sfidës, me Diallo Gueye dhe Sadio Mane, ndërsa golin e vetëm për Burkina Fason e realizoi Ibrahim Toure, në minutën e 83-të.

Per Senegalin kjo do të jetë hera e tretë që do të luajë në finale të Kupës së Afrikës, ku do të presë fituesin e çiftit Kamerun-Egjipt, që zhvillohet të enjten, në orën 20:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos