
Një përballje shqiptarësh në çerekfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë. Vedat Muriqi ka debutuar me humbje te Mallorca, pasi u mposht me rezultatin 1-0 nga Rayo Vallecano e Ivan Balliut.
Si Muriqi, ashtu edhe Balliu, u aktivizuan titullarë në këtë duel, teksa në fund ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare ai që festoi.
Goli i triumfit u realizua nga Trejo në minutën e 44-t me penallti. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, dy lojtarët shqiptarë, Ivan Balliu dhe Vedat Muriqi, bënë një paraqitje pozitive dhe qëndruan për 90 minuta në fushën e blertë. (A2 Televizion)