Pas vullkanit, Ishulli i Bardhë duket si nga një planet tjetër

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 19:04 | Bota

Me veshje speciale dhe maska kundërgaz si të ishin duke shkuar në Çernobil pas shpërthimit të centralit bërthamor, ekipi me specialistët e Forcës së Mbrojtjes së Zelandës së Re, zbarkoi për herë të parë në ishullin “e ferrit”, ku vullkani u aktivizua papritur duke i marrë jetën disa personave.

Deri tani janë rikuperuar trupat e 6 personave, të gjithë australianë, ndërsa po kërkohet ende për të tjerë, mes tyre 2 guida neozelandeze, të cilët besohet se janë ende në ishull.

Operacioni i shpëtimit nisi herët në mëngjes pasi një prej trupave të pajetë u pikas në oqean. Në kohën e shpërthimit të vullkanit, në Ishullin e Bardhë besohet se ishin 47 persona, ndërsa numri i viktimave mendohet të jetë 15, 11 prej të cilëve australianë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos