Rezultati në Britani, BE dhe Trump përgëzojnë konservatorët për fitoren

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 12:40 | Bota
Rezultati në Britani, BE dhe Trump përgëzojnë

Pas shpalljes së rezultatit, liderë dhe shtete të ndryshëm kanë përgëzuar partinë Konservatore për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare. Bashkimi Europian shpreson për një aprovim të shpejtë të ujdisë për Brexit në Dhomën e Komunëve. Një urim mjaft i ngrohtë për kryeministrin Boris Johnson ka ardhur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1205368801438707713

“Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të arrijnë një marrëveshje tregtare masive pas Brexit”, shkruan ai në Twitter.

https://a2news.com/2019/12/13/britani-triumfi-i-johnson-kemi-mandat-te-fuqishem-per-brexit/

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi se Brukseli është gati të negociojë një marrëveshje për tregtinë e lirë me Londrën dhe për këtë kërkoi që palët të punojnë në mirëbesim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos