Pasarelë e "frikshme" në Nju Jork

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2023, 11:03 | Lifestyle

Hillary Taymour është bërë e famshme në industrinë e modës pasi është një nga stilistet e reja më miqësore me mjedisin, por pasarela e saj e fundit ka shkaktuar shumë polemika.

Drejtuesja kreative e Collina Strada prezantoi koleksionin vjeshtë/dimër në Javën e Modës në Nju Jork, duke nxjerrë modelet me maska kafshësh.

Komentet në rrjetet sociale nuk ishin pozitive, me përdoruesit që ishin në të njëjtën valë mendimi: “Imagjino të hapësh Instagramin dhe gjëja e parë që të del janë këto”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos