Nëse keni provuar të mos pini më kafe, të merreni me palestër, të flini 8 orë çdo natë, por sërish keni ankth, atëherë ka ardhur momenti për të bërë ndryshime edhe në dietë.
Studimet kanë treguar se stomaku dhe ankthi janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, duke bërë që mungesa e vitaminave të caktuara të bëjë që të ndiheni gjithë kohës të shqetësuar.
Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me 7 ushqimet që ndihmojnë në luftimin e ankthit. (A2 Televizion)
Veza – Ka vitamina D, të cilat trupi i përdor për të prodhuar serotonin, hormonin që të bën të ndihesh mirë.Boronica – Studimet tregojnë se ky ushqim, i pasur me vitaminë C, mund të ulë nivelin e ankthit, përveçse ul rrezikun e prekjes nga skleroza dhe të sëmundjes së zemrës.Humusi – Organizmi e merr për të prodhuar serotoninën, që të ndihmon të flesh mirë dhe kjo gjë çon në reduktimin e ankthit.Kosi – Përmban baktere të mira, që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve. Kjo çon në uljen e ankthit.Çaji – Ndihmon në përqendrim dhe duke mos pasur kafeinë, nuk ka rrezik për shtimin e ankthit. Gjithashtu, është i pasur me polifenolë, që ekspertët mendojnë se ul nivelin e ankthit.Salmoni – Ka acide yndyrore omega-3, që ulin inflamacionin në trup dhe ankthin.Çokollata e zezë – Përmban flavonole, që janë antioksidantë të dobishëm për uljen e stresit.