
Në këtë situatë pandemie, mesa duket të tjera tregje po marrin vlerë. Në internet, tregu i kriptovalutave po regjistron vlera të reja çdo ditë.
Monedha e njohur Bitcoin po vazhdon ngjitjen, teksa kompania raportoi nivelin e ri 3,1%, që përkthehet në një rekord të ri këmbimi prej 21.872 dollarë. Kjo në një distancë të shkurtër kohore, pasi deri pak orë më parë ndodhej nën nivelin e 20 mijë dollarëve dhe me një vlerë të dyfishuar, në krahasim me muajin shtator.
Mesa duket, pas ecejakeve plot dyshime në tregjet botërore, kriptovaluta po merret në konsideratë nga investuesit shtetërore të kërkimeve për asetet alternative. (A2 Televizion)