Shqipëria numëron aktualisht 762 fasoneri, me rreth 68 000 të punësuar deri në fund të vitit 2019. Shifra konsiderueshëm të larta e që në kohët e pandemisë, të detyruar nga tregu, kushtëzimet e kontraktuesve, janë detyruar të punojnë edhe në kushte të papërshtatshme, ku janë të aktivizuara kryesisht gra dhe tashmë jemi para faktit të kryer, në fasoneri të Kurbinit e Krujës ka të prekur me Covid -9. Edhe palët poltike i kanë bërë pjesë të debateve e së fundmi kryeministri Edi Rama foli për një rihapje të kontrolluar dhe nën monitorim të rreptë. Sa do të funksionojë, si punojnë ato aktualisht e sa të rrezikuar janë. Zonja Esmeralda Hoxha, menaxhere projektesh “Aleanca gjinore për zhvillim”, i dha përgjigje këtyre pyetjeve. (A2 Televizion)
Pasiguria që shoqëron gratë e punësuara në fasoneri
